MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

– Presidenti Stevo Pendarovski dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të takohen sot në orën 15 në vilën Vodno, ku, sipas paralajmërimeve të partisë, do të diskutohen të dënuarit në rastin “27 prilli” dhe situata aktuale politike dhe ekonomike. Takimi ishte caktuar pas bisedës telefonike që kishin pasur Pendarovski dhe Mickoski, me kërkesë të liderit të opozitës. Është mirë që pas nëntë muajsh mos komunikimi, është vendosur komunikimi me institucionin e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që mund të jetë në drejtim të dialogut politik më produktiv, tha presidenti Stevo Pendarovski. Në një deklaratë për Dojçe Vele, theksoi se dialogu politik produktiv mungon shumë në vendin tonë.

Back to top button
Close
Close