MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

 – Nuk ka plan B, qëllimi është aderimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës negociuese dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në të vërtetë do ta fillojë procesin e negociatave, deklaroi ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir në një intervistë me MIA-n. “Këto bisedime vazhdojnë në Bruksel dhe me të vërtetë presidenca portugeze është zotuar të ndihmojë dhe do ta shtyjë procesin. Ndërkohë, ajo që është e rëndësishme është që Maqedonia e Veriut, së bashku me Bullgarinë, të angazhohen në mënyrë dypalëshe në përpjekje për të gjetur një zgjidhje që është e pranueshme për të dyja palët, e cila do të mundësojë që situata të shkojë përpara”, nënvizoi Gir. Në pyetjen e MIA-s se përfshirja e mosmarrëveshjeve bilaterale në procesin e zgjerimit është padyshim një pengesë për BE-në dhe se është veçanërisht e rrezikshme që historia të bëhet parakusht për anëtarësimin, Gir tha se në këtë rast fokusi është në dy gjëra – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ta zgjidhin kontestin mbi bazën dypalëshe dhe vendi t’i përshpejtojë reformat.

Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.

Daniela Dimovska 075 284 502
Jovanka Jankoska 075 280 297
Vida Dimova 075 284 506
Back to top button
Close
Close