MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA Flesh

 – Kuvendi në kuadër të vazhdimit të seancës së 29-të me 62 vota “pro”, pa “të përmbajtur” dhe pa asnjë “kundër” e miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin 2021. Për regjistrimin kanë votuar edhe 29 deputetë pjesëtarë të bashkësive etnike. Për ligjin votuan edhe deputetët nga shumica në pushtet LSDM, BDI dhe BESA si dhe partitë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Opozita e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk mori pjesë në votim. Para votimit, në disa vërejtje procedurale, opozita i shprehu vërejtjet e saja për ligjin dhe arsyet e mosbesimit në proces. Me kërkesë të koordinatorit të VMRO-DPMNE-së, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dha pushim prej një orë. Të dhënat e marra nga regjistrimi do të përdoren për të krijuar politika zhvillimore, planifikim makroekonomik, kërkime shkencore dhe qëllime të tjera statistikore. Të dhënat individuale nga Regjistrimi mund të përdoren për krijimin, mirëmbajtjen dhe azhurnimin e regjistrave statistikorë që janë nën kompetencat e Entit Shtetërore për Statistikë në përputhje me Ligjin.

Lajmi është i kapshëm për parapaguesit e ueb- servisit të MIA-s.
Logojuni ose kontaktoni sektorin e marketingut për më shumë informacione.

Daniela Dimovska 075 284 502
Jovanka Jankoska 075 280 297
Vida Dimova 075 284 506
Back to top button
Close
Close