MIA FleshMIA Radio Flesh

MIA FLESH

Shkup– Në pajtim me raportet javore të Institutit për Shëndet Publik për muajin e kaluar, shënojmë stabilizim të epidemisë në vend. Pothuajse të gjitha parametrat epidemiologjike sipas të cilave evaulohet gjendja me epideminë shënojnë trend të uljes, gjegjësisht rritje në krahasim me numrin e rasteve të shëruara, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

12:00/ 21 janar/ 2021/

Shkup– Në pajtim me raportet javore të Institutit për Shëndet Publik për muajin e kaluar, shënojmë stabilizim të epidemisë në vend. Pothuajse të gjitha parametrat epidemiologjike sipas të cilave evaulohet gjendja me epideminë shënojnë trend të uljes, gjegjësisht rritje në krahasim me numrin e rasteve të shëruara, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Maturantët sot  nuk u përfshinë në mësimin onlajn dhe  në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor. Të organizuar nga Unioni i nxënësve të shkollave të mesme,  filluan bojkotin  sepse kërkojnë  dy në vend të katër (tre lëndëve eksterne dhe një internet) nga matura shtetërore – në kundërshtim me qëndrimin e MASH-it se ky vit nuk do të ketë ndryshime në numrin e provimeve,  por që do të jepen me programe të shkurtuara.

Shkup – Në Gjykatën themelore penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill 2012, ku është paraparë palët të fillojnë me dhënien e fjalëve të fundit.

Shkup – Për shkak të një defekti në tubin e ujësjellësit f 80mm. në rrugën “Ivan Haxhinikollov” 21/41, pa ujë sot do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës “Serdarot” dhe një pjesë e rrugës “Ivan Haxhinikollov”.

Koçan – Nga zjarri që sot në mëngjes shpërtheu në një shtëpi në fshatin Gërdovc në Koçan, një person ka vdekur, kurse një tjetër është lënduar dhe është transferuar për mjekim në Spitalin e përgjithshëm – Koçan.

Shkup – Pa ujë sot do të jenë konsumatorët nga rruga “AFZH” dhe “Radishanska”, informojnë nga NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup.

Shkup – Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sa i përket masës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 358 shkelje.

Shkup – Nivelet e shumë lumenjve në vend janë mbi mesataren për janarin, por një pjesë janë më të ulëta, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Shkup – Drejtoria për Polici Financiare shtroi padi penale kundër një ish-anëtareje të Këshillit Drejtues të SHA MEPSO për punë të pandërgjegjshme në shërbim, pasi si projekt menaxhere përgjegjëse ka nënshkruar dhe konfirmuar pranim dhe implementim, ndërsa me atë i ka mundësuar pagesë një biznes sistemi informues, të furnizuar nga Konzorciumi King ICT SHPKNJP Shkup dhe King ICT SHPKNJP Zagreb, edhe pse sistemi i porositur nuk ka qenë funksional dhe me atë e ka dëmtuar buxhetin e SHA MEPSO në shumë prej 22.215.675  denarësh.

Shkup – Në vend se si përgjigje t[ë marrim “do” të shohim dhe “do” të bisedojmë, e lusim zëvendëskryeministrin Bytyqi urgjentisht ta saktësojë terminin për takim pune nëse Qeveria me të vërtetë ka qëllime serioze me pakon e pestë të masave të sjellë masa për ndihmë të matur dhe mbështetje për industrinë e hotelierisë në suaza të së mundurës.

Prishtinë – Banorët e fshatit Bibaj në komunën e Ferizajit në Kosovë organizuan festë të drejtpërdrejtë gjatë inaugurimit të djeshëm të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Sarajevë– Pjesëtarët e njësive speciale të policisë ndërhynë mbrëmë për të qetësuar një incidente që shpërthyen në një nga qendrat e pranimit për emigrantë të kundërligjshëm në afërsi të Sarajevës, me ç’rast u lënduan disa, konfirmoi zëdhënësi i policisë së Sarajevës Mirza Haxhiabdiq.

Londër– Shkencëtarët e Universitetit në Oksofrd po përgatiten që sa më shpejt të prodhojnë versione të reja të vaksinës, të cilat mund luftojnë me mutacionet edhe më infektuese të koronavirusit.

Erevan – Trupat e 3.439 viktimave armene u gjetën gjatë luftimeve në Nagorno Karabah, por këto numra janë preliminarë. Këtë e deklaroi gjatë kontrollit parlamentar zëvendëskryeministri, Tigran Avinjan.

Londër – Britania e Madhe refuzoi t’i garantojë status të plotë diplomatik ambasadorit të Bashkimit Evropian në Londër, njoftoi Bi-Bi-Si.

Pekin – Në Kinë janë konfirmuar 144 raste të reja të të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit, që është bilanci më i lartë ditor prej 1 marsit të vitit të kaluar, kumtoi Komisioni nacional shëndetësor.

Tokio – Kryeministri japonez Joshihide Suga sot deklaroi se shkalla e infektimit me Kovid-19 në vend  është gjithnjë e më e lartë edhe krahas gjendjes së jashtëzakonshme.

Havana– Kuba shpreson të prodhojë 100 milionë doza të vaksinës së saj për koronavirus këtë vit dhe të vaksinojë tërë popullatën, paralajmëroi drejtori i Institutit Finlej, i cili menaxhon dy nga katër projektet e vaksinave brenda hulumtimeve klinike.

Uashington – Biseda e parë telefonike midis presidentit të ri të SHBA-së, Xho Bajden dhe një lideri të huaj do të jetë me kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo dhe do të ndodhë nesër, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Xhen Psaki.

Uashington – Tuiteri përkohësisht e mbylli profilin e ambasadës kineze për shkak të komenteve në të cilat  mbrohet  politika kineze në rajonin Sinxhijang,  për shkak të së cilës ka reaguar rrjeti social dhe vlerësoi se shkelen rregullat e saj në lidhje me “dehumanizmin”.

Uashington– Studiuesit  amerikanë të Qendrës Mjekësore të Universitetit Rash kanë zhvilluar një terapi me peptide që mund të parandalojë zhvillim të formës së rëndë të sëmundjes Kovid-19, publikoi Xhurnal nga Neroimun Farmakologji (Journal of Neuroimmune Pharmacology).

Rexho Emilia – Sulmuesi i Juventusit, Kristiano Ronaldo mbrëmë shënoi gol kundër Napolit (2: 0) në Super kupën e Italisë. Ky gol ishte i 760-ti për portugezin në ndeshjet zyrtare për klube dhe reprezetacionin e Portugalisë. Kështu, Ronaldo e theu rekordin botëror për çekun Zhozef Bikan, i cili e goditi rrjetën e kundërshtarëve 759 herë nga viti 1931 deri në vitin 1955.

Alkoj – Real Madrid u mund mbrëmë në finalen e 1/16 të Kupës Spanjolle nga ekipi i ligës së tretë Alkojano me 2:1 në kohën shtesë, pasi pas 90 minuta ndeshja përfundoi në barazim 1:1.

Londër– Trajneri i Çelsit, Frenk Lampard do të shkarkohet nëse rezultatet e ekipit nuk përmirësohen së shpejti, publikoi “Skaj Sport”.

Back to top button
Close
Close