0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

MF: Vendosja e kalendarit tatimor për rrumbullaksim më të mirë të biznesit

Përmes vendosjes së  kalendarit tatimor  bashkësia e biznesit do t'i njohë  ndryshimet  në sferën tatimore të paktën gjashtë muaj para se të realizohen të njëjtat. Në këtë mënyrë do të sigurohet  parashikueshmëri më e madhe tatimore, ndërsa kjo do të thotë edhe rrumbullaksim më i mirë i biznesit, citohet në publikimin e profilit në Fejsbuk të ministrit të Financave.

Shkup, 20 shtator 2020 (MIA) – Përmes vendosjes së  kalendarit tatimor  bashkësia e biznesit do t’i njohë  ndryshimet  në sferën tatimore të paktën gjashtë muaj para se të realizohen të njëjtat. Në këtë mënyrë do të sigurohet  parashikueshmëri më e madhe tatimore, ndërsa kjo do të thotë edhe rrumbullaksim më i mirë i biznesit, citohet në publikimin e profilit në Fejsbuk të ministrit të Financave.

Sipas deklaratës së ministrit të Financave Fatmir Besimi nga takimi me Odën ekonomike të Maqedonisë kalendari tatimor do të mundësojë që bashkësia e biznesit t’i dijë ndryshimet tatimore të paktën  gjashtë muaj para se të  ndodhin.

Besimi potencoi se mund të ketë përjashtime,  nevojë për aksione të shpejta – si në rastin me kovid-krizën, por theksoi se do të vendoset sistem dhe mekanizma  për informim transparent dhe në kohë.

“Ndryshe rritja e parashikueshmërisë tatimore ishte cituar  si një nga qëllimet dhe prioritetet e Ministrisë së Financave në periudhën e ardhshme katër vjeçare. Ministri i Financave atëherë paralajmëroi  risi tatimore te personeli për IT industri dhe për më shumë kategori  të ekonomistëve, si zejtarët,  eksporti dhe fermerët përmes ligjit të ri për TVSH. Gjithashtu paralajmëroi edhe ngritje të pragut  për  TVSH-obligues, prej 2 në 3 milion denarë, si dhe zvogëlim të dhënieve parafiskale për 75 për qind”, citon MF. sa/

Back to top button
Close
Close