BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

MF: Kthim i lartë i TVSH-së për firmat, 206 milionë euro në gjysmën e parë të vitit edhe krahas krizës KOVID-19

- Në gjysmën e parë të vitit 2020 është bërë kthimi i TVSH-së drejtë firmave prej 12,7 miliardë denarë ose 206,5 milionë euro, që është për 6 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar ose për 660 milionë denarë më shumë, informojnë nga Ministria e Financave.

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – Në gjysmën e parë të vitit 2020 është bërë kthimi i TVSH-së drejtë firmave prej 12,7 miliardë denarë ose 206,5 milionë euro, që është për 6 për qind më shumë në krahasim me vitin e kaluar ose për 660 milionë denarë më shumë, informojnë nga Ministria e Financave.

Vlerësojnë se ky është kthimi më i madh i TVSH-së për këtë periudhë gjatë viteve të kaluara, që është e rëndësishme veçanërisht nëse merret parasysh kriza KOVID-19.

“Krahasuar me dy vitet e kaluara, kthimi  është dukshëm më i lartë. Kështu që nëse krahasohet gjysma e parë e vitit 2020 me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kthimi është më i lartë për 26 për qind, përderisa në krahasim me vitin 2017 kthimi është më i lartë për 44 për qind të larta”, qëndron në kumtesë.

Siç bëjnë të ditur kthimi i TVSH-së drejtë firmave në kushte të krizës KOVID-19 është me rëndësi të madhe, për shkak të ruajtjes së likuiditetit të ekonomisë, e me këtë edhe nxitjen dhe mbështetjen e aktivitetit ekonomik.

Ministrja e Financave Nina Angellovska, dje, duke e prezantuar realizimin e buxhetit për gjysmën e parë të vitit 2020, theksoi se prioritet për Ministrinë është që t’i servisojë të gjitha detyrimet e saja rregullisht dhe me kohë.

Vitin e kaluar, qëndron në kumtesë, firmat morën kthim të TVSH-së prej 402 milionë euro ose për 7,5 për qind në krahasim me vitin 2018 ose madje 44 për qind në krahasim me vitin 2016. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close