BallkanBallkan.Portal

Meta: Koha për t’i thënë kurrë më çdo projekti izolues dhe shpopullues

Njëzet e nëntë vite më parë shqiptarët iu drejtuan porteve për të kaluar përtej Adriatikut. Në 8 gusht të vitit 1991 anija “Vlora” me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin duke bërë të mundur zbritjen në itali të emigrantëve. Kështu përmes një postimi në Fejsbuk, presidenti Ilir Meta shprehet se mbërritja e tyre dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

Tiranë 8 gusht 2020 (MIA) – Njëzet e nëntë vite më parë shqiptarët iu drejtuan porteve për të kaluar përtej Adriatikut. Në 8 gusht të vitit 1991 anija “Vlora” me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin duke bërë të mundur zbritjen në itali të emigrantëve. Kështu përmes një postimi në Fejsbuk, presidenti Ilir Meta shprehet se mbërritja e tyre dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi.

“Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Evropa!” shkruan Meta, njofton Ora njuz.

Duke bërë paralelizëm me situatën aktuale politike dhe ekonomike të vendit presidenti ka një thirrje:

“Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre! Koha për ta ndërtuar Evropën këtu! Koha për t’i thënë kurrë më çdo projekti izolues dhe shpopullues!”, shton Meta.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2019 popullsia ka pësuar një rënie prej 7.1 për qind ku 23 mijë kanë emigruar. Po ashtu gjatë qershorit janë 240 mijë shqiptarë që kanë dalë nga territori dhe 184 mijë janë kthyer. fab/

Back to top button
Close
Close