BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Meta kërkoi nga qeveria reagim urgjent që të shmanget katastrofa në ekonominë e Republikës së Shqipërisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pasdite reagoi rreth gjendjes së rëndë ekonomike, të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, që kushtëzoi çelës në derë të vendosin pronarët e mijëra bizneseve të vogla, që konfirmon sa është serioze situata me të infektuarit dhe pasojat nga ajo.

Tiranë, 7 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta pasdite reagoi rreth gjendjes së rëndë ekonomike, të shkaktuar nga pandemia me Kovid-19, që kushtëzoi çelës në derë të vendosin pronarët e mijëra bizneseve të vogla, që konfirmon sa është serioze situata me të infektuarit dhe pasojat nga ajo.

Ai kërkoi nga Qeveria reagim urgjent që të “shmanget katastrofa në ekonominë dhe familjet shqiptare”.

Mendon se urgjentisht duhet të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël përmes strategjisë konkrete dhe efikase që të shmanget humbja e dhjetëra mijëra vendeve të punës.

Paraprakisht Asociacioni i bizneseve të vogla dhe të mesme, situatën e vlerësoi si katastrofike, duke theksuar se vendet e punës në këtë periudhë të pandemisë i kanë humbur 70.000 persona.

Edhe guvernatori i Bankës qendrore të Shqipërisë, Gent Sejko, tha se pandemia me Kovid-19 vështirë e ka goditur ekonominë e Shqipërisë, ku si pasojë tërë aktiviteti ekonomik ka pësuar ngadalësim të fuqishëm. Sipas tij pritet ulje e punësimit dhe rritje e papunësisë si dhe rritje e borxheve gjatë tërë vitit. vt/fb/

Back to top button
Close
Close