BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Meta: Jo në Venecia, por në NATO le të kërkojnë interpretim, unë në funksion do të mbetem deri më 24 korrik të vitit 2022

Presidenti shqiptar Ilir Meta në intervistë për Euronjuz Shqipëri,  tha se do të vazhdojë të jetë president i shtetit  deri në fund të mandatit të tij më 24 korrik të vitit 2022.

Tiranë, 13 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti shqiptar Ilir Meta në intervistë për Euronjuz Shqipëri,  tha se do të vazhdojë të jetë president i shtetit  deri në fund të mandatit të tij më 24 korrik të vitit 2022.

Kjo në lidhje me nismën në parlament për shkarkimin e tij  dhe kërkim të mendimit nga Komisioni venecias rreth vendimit të tij për anulim të zgjedhjeve lokale më 30 qershor të vitit 2019, me të cilën sipas shumicës qeveritare e ka shkelur Kushtetutën.

“Jo në Venecia, por në NATO le të kërkojnë  interpretime dhe mendime. Kjo punë ka përfunduar. Unë do të jem në funksion deri më 24 korrik të vitit 2022”, deklaroi Meta.

Shton se nuk është votuar nga ky Kuvend,  për çka ndjehet shumë i lumtur.

“Nuk jam votuar nga ky Kuvend dhe ndjehem shumë i lumtur për atë. Situata në Parlament nuk është normale,  ndërsa ajo është përgjegjësi e të dy palëve. Edhe shumica  e cila e kufizon hapësirën e opozitës, por edhe opozita që zgjodhi  t’i  delegjitimojë institucionet “, vlerëson Meta.

Porositi se është betuar para qytetarëve shqiptarë se do t’i mbrojë Kushtetutën dhe se do të përballet  me secilin që do ta shkelë.

“Do të përballem me secilin që do ta prek Kushtetutën. Në atë janë të sigurt të gjithë, si në shumicë, ashtu edhe në opozitë”, tha presidenti Ilir Meta.

Akuzoi se shtëpia ligjdhënëse  bën aktivitete jolegjitime prejse deputetët e opoziës kryesore janë tërhequr nga mandatet dhe se  më së miri do të ishte të vetëshpërbëhet. vt/sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close