BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Meta i shqetësuar për situatën me Kovid-19, kërkon masa urgjente nga Qeveria

Pas një seri numrash rekord ditor të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vend, presidenti shqiptar, Ilir Meta e shfaqi shqetësimin e tij për gjendjen e përkeqësuar dhe i kërkoi qeverisë që ta rrisë buxhetin për sektorin e shëndetësisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Tiranë, 6 gusht 2020 (MIA) – Pas një seri numrash rekord ditor të të infektuarve të rinj me Kovid-19 në vend, presidenti shqiptar, Ilir Meta e shfaqi shqetësimin e tij për gjendjen e përkeqësuar dhe i kërkoi qeverisë që ta rrisë buxhetin për sektorin e shëndetësisë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana.

Ai gjithashtu kërkon që të merren menjëherë të gjitha masat e nevojshme dhe të rritet aftësia spitalore për kujdes intensiv, të sigurohen pajisjet e nevojshme dhe të merret gjithçka e nevojshme për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve”, tha Meta.

“Është tepër e rëndësishme, veçanërisht në kushtet kur ndodhemi në pikun e sezonit turistik, të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal.Vetëm në këtë mënyrë dhe falë një solidariteti mbarëkombëtar do t’ia dalim për të tejkaluar me pasoja sa më të lehta këtë pandemi të rrezikshme duke mos lejuar përshkallëzimin e mëtejshëm të përhapjes së saj. Së bashku për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari”, ka shkruar Meta në Fejsbuk.

Ai në publikimin postoi një fotografi të personelit mjekësor të lodhur dhe të shqetësuar dhe shprehu mirënjohjen e tij për sakrificën e pandërprerë të veshjeve të bardha.

Sipas të dhënave më të fundit, një rekord i ri u regjistrua dje në Shqipëri në serinë e numrave rekord të të infektuarve të rinj ose 139 persona. Numri i personave të shtruar në spital është gjithashtu shqetësues. Mbrëmë, pas njoftimeve në media, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pranoi se numri i të shtruarve në spital është 200 kundrejt numrit të publikuar nga 110 pacientë. vt/ls/

Таг
Back to top button
Close
Close