BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Meta i shqetësuar nga pamjet e qytetarëve të pakënaqur dhe të revoltuar para Klinikës Infektive

Pas ankesave dhe pakënaqësisë së shprehur të familjeve të cilët kanë anëtarë të tyre që shërohen nga Kovid-19 në Klinikën Infektive në Tiranë,  për të cilët nuk kanë pasur  informata pothuajse  dy ditë, ka reaguar presidenti shqiptar Ilir Meta i cili kërkoi  reagim përkatës urgjent dhe trajtimin e tyre në mënyrë dinjitoze.

Tiranë, 6 gusht 2020 (MIA) – Pas ankesave dhe pakënaqësisë së shprehur të familjeve të cilët kanë anëtarë të tyre që shërohen nga Kovid-19 në Klinikën Infektive në Tiranë,  për të cilët nuk kanë pasur  informata pothuajse  dy ditë, ka reaguar presidenti shqiptar Ilir Meta i cili kërkoi  reagim përkatës urgjent dhe trajtimin e tyre në mënyrë dinjitoze.

“Pamjet shqetësuese të publikuara sot  në mediume për  tubime të shumta  para Spitalit për Sëmundje Infektive në Tiranë kërkojnë reagim urgjent. Familjet e qytetarëve të goditur nga Kovid-19 meritojnë  të trajtohen në mënyrë dinjitoze dhe të informohen  me transparencë të tërësishme për shëndetin e  të afërmve të tyre, të cilëve u dëshiroj  shërim të shpejtë”, qëndron në reagimin e Metës.

Dukshëm të shqetësuar dhe të zhgënjyer, siç thonë vetë, nga sjellja e personelit të spitalit  i cilii refuzon  të japë informata për të afërmit të tyre, ata në numër të madh  u mblodhën para ndërtesës së Klinikës Infektive.

Infektologu i njohur shqiptar dhe njëri nga  mjekët më të shquar  në vend Pëllumb Pipero u dha informata përkatëse dhe sqarime, duke kërkuar prej tyre mirëkuptim, për shkak të angazhimit të madh të kuadrit mjekësor.

Paraprakisht pas shifrave të shumta ditore rekorde të personave të spaoinfektuar me Kovid-19 në vend, Meta e nxori  brengën e tij për gjendjen e përkeqësuar  dhe kërkoi nga Qeveria  ta rrisë buxhetin për sektorin shëndetësor,  ndërmarrjen urgjente të të gjitha masave të nevojshme dhe rritje të  kapaciteteve spitalore  për terapi intensive, furnizim të aparateve të nevojshme dhe ndërmarrje të gjërave të nevojshme për trajtim të të sëmurëve nga koronavirusi.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e qytetarëve”; porositi Meta.

Në Shqipëri edhe në 24 orët e fundit  ëshë regjistruar  numër i lartë i të sapoinfektuarve me Kovid-19. Të sapoinfektuar janë 127 ndërsa kanë vdekur gjashtë persona. vt/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close