BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Meta: Dorëheqja nga detyra presidenciale është tradhti kombëtare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta duke qenë mysafir në një emision televiziv deklaroi se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga detyra presidenciale. Ai konsideron se kjo do të ishte tradhti për vendin dhe kombin.

Tiranë, 8 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta duke qenë mysafir në një emision televiziv deklaroi se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga detyra presidenciale.

Ai konsideron se kjo do të ishte tradhti për vendin dhe kombin.

“Meta jep dorëheqje. Dorëheqje e zotit Meta do të ishte tradhti e hapur, flagrante dhe e pafalshme drejt Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Këtë me padurim e presin të gjithë armiqtë e Shqipërisë, të cilët janë nën presion të madh nga sjellja e këtillë e z.Meta dhe përskaj asaj se nuk është imponuar e njëjta kulturë bashkëpunimi apo respekti i institucioneve me aktorët e tjerë. Qëndrimi i këtillë i Metës është pasqyrë që e tregon qartë gjithë konfiskimin e shtetit dhe gjithë këtë skenar, i cili synon jo vetëm kapjen e shtetit, shpërbërjen e shtetit, por edhe në shpërbërjen e Shqipërisë dhe defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ky konflikt artificial i sponsorizuar nga jashtë ka për qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe nëpërmjet kësaj, defaktorizimin edhe të Kosovës. Z. Meta nuk është në një mision të rregullt, por në detyrë. Z. Meta nuk është dezertor, nëse për Shqipërinë do të ishte mirë, ai do të kishte shkuar me kohë. Por largimi i Metës është të kapësh të vetmin institucion që mbron Kushtetutën. Armiqtë e Shqipërisë do të ishin shumë të lumtur sepse nuk do të kishte asnjë institucion të besueshëm të zgjedhur në mënyrë demokratike që do të tregonte të vërtetën për miqtë tanë në të gjithë botën. Shqipëria ka miq, por edhe armiq që punojnë kundër interesave tona”, deklaroi Meta.

Potencoi se vendi i tij ka miq dhe armiq në Evropë dhe Amerikë, ndërsa ashpër u shpreh edhe për diplomatët e huaj në vend.

“Shqipëria ka miq dhe armiq në Evropë, në Amerikë, kjo është luftë interesash, unë i mbroj interesat e vendit tim dhe të kombit. Dorëheqja nuk ndihmon për një zgjidhje, por për kapjen e plotë të shtetit. Unë do ta mbroj kushtetutën shqiptare nga Qeveria, Parlamenti, opozita, nga të gjithë, nga ata të huajt që duan ta përdhosin dhe abuzojnë atë”, akuzoi Meta.

Më pas porositi “ata le të përdhosin Kushtetutën e vendeve të tyre dhe jo Kushtetutën e Shqipërisë, siç janë mësuar ta bëjnë këtu”.

“Ata marrin dhjetëra miliona euro dhe dollarë dhe kurrë nuk japin llogari. Unë do ta mbroj Kushtetutën deri në fund, por jam i bindur që do të mbrohet nga qytetarët e ndershëm pasi kjo nuk mund të durohet më”, konsideron presidenti i Shqipërisë.

Meta shoti se shumica parlamentare qeverisëse edhe nëse tenton që ta shkarkojë nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve (94) dhe për këtë si dhe socialistët po përpiqen ta “rrëmbejnë pa stil Gjykatën Kushtetuese”. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close