0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Mesi tha se ka dashur ta braktisë Barcelonën

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi zbuloi se në vitin 2017 ka dashur ta braktis klubin. Para tre viteve, Mesi ka pasur probleme me organet tatimore spanjole, gjë që e ka detyruar të mendojë ta braktisë vendin. 

Barcelonë, 23 maj 2020 (MIA) – Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi zbuloi se në vitin 2017 ka dashur ta braktis klubin. Para tre viteve, Mesi ka pasur probleme me organet tatimore spanjole, gjë që e ka detyruar të mendojë ta braktisë vendin.

“Në atë kohë, në tërë atë situatë me autoritetet tatimore, kam menduar të largohem, jo që ta braktisë Barcelonën, por të iki nga Spanja. Kam ndjerë se më trajtojnë në mënyrë jo të drejtë. Megjithatë, asnjëherë nuk mora ofertë zyrtare, pasi të gjithë ata e dinë se dëshiroj të luaj për Barcelonën”, tha ai në intervistë për RAC1.

Tani ai mendon ta përfundojë karrierën në “Kamp Nou”.

“Posaçërisht për shkak të mënyrës në të cilën ndjehem në këtë klub dhe si ndjehet familja ime në këtë qytet”, tha Mesi. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close