0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Mesi për të shtatën herë golashënuesi më i mirë në La Liga

Kapiteni i Barcelonës, ​​Lionel Mesi është bërë golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll të futbollit. Në sezonin 2019/20, argjentinasi shënoi 25 gola.

Madrid, 20 korrik 2020 (MIA) – Kapiteni i Barcelonës, ​​Lionel Mesi është bërë golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll të futbollit. Në sezonin 2019/20, argjentinasi shënoi 25 gola.

Kjo është hera e shtatë që ai vendos rekord dhe për të katërtën herë radhazi ka fituar trofeun “Piçiçi” – çmimin për lojtarin më efikas në ligë. Më parë, Telmo Sara nga Atletik Bilbao ka qenë golashënuesi më i mirë në Spanjë, gjashtë herë.

Përveç kësaj, Mesi u bë asistuesi më i mirë këtë sezon duke e vendosur rekordin me 21 asistime pas së cilave u shënua gol.

Në listën e plotë të golashënuesve në Spanjë, ky rezultat i fituesit është më i keqi në 13 vjet. Në sezonin 2006/07, sulmuesi i Real Madridit, Rud van Nistelroj shënoi gjithashtu 25 herë, ndërsa golashënues më i mirë shënoi më pak gola herën e fundit në vitin 2003/04. Atëherë Kristiano Ronaldo nga Reali kishte 24 gola. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close