0_Sport,PortalFutboll

Mesi nuk ka shënuar gol në katër ndeshje

Lionel Mesi është pa gol për Barcelonën në katër ndeshjet e fundit që është e mjaftueshme për mediat spanjolle për të konkluduar se argjentinasi është në një krizë që nuk e mbajnë mend në gjashtë vitet e fundi

Barcelonë, 16 shkurt 2020 (MIA) – Lionel Mesi është pa gol për Barcelonën në katër ndeshjet e fundit që është e mjaftueshme për mediat spanjolle për të konkluduar se argjentinasi është në një krizë që nuk e mbajnë mend në gjashtë vitet e fundit.

Mesi nuk u regjistrua në listën e golashënuesve kundër Valencisë, kundër Levantes, kundër Betisit dhe dje kundër Getafes. Kështu, statistikat vërejnë se herën e fundit kjo ishte rast me argjentinasin në janar të vitit 2014.

Para Barcelonës janë ndeshjet me Napolin në Ligën e Kampionëve, ndërsa tifozët e klubit katalonas shpresojnë se ylli i tyre i parë deri atëherë do ta rregullojë objektivin. Larg nuk është as “El Klasiko”, derbi i përjetshëm i futbollit spanjoll midis Barcelonës dhe Real Madridit që është caktuar për më 1 mars.

Krizën e golave Mesi e zëvendëson me asistime. Argjentinasi e “kompensoi” me gjashtë nga shtatë golat e fundit të Barcës, midis të cilave edhe golin e Antoan Grizmanit për 2:1 e fundit dje kundër Getafes.

Mesi deri më tani ka 12 asistime në 19 paraqitje të ligës. Ka pasur vetëm një më shumë sezonin e kaluar në të cilin ai luajti 34 ndeshje. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close