0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Mesi e kalon Ronaldon në Spanjë edhe me një tregues tjetër

Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi tanimë është lider i vetëm në renditjen në La Liga, pasi në fitoren e mbrëmshme prej 5-2 ndaj Majorkës ka shënuar tre gola.

Barcelonë, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Ylli i Barcelonës, Lionel Mesi tanimë është lider i vetëm në renditjen në La Liga, pasi në fitoren e mbrëmshme prej 5-2 ndaj Majorkës ka shënuar tre gola.

Me këtë “het-trik”, argjentinasi tashmë ka shënuar tre ose më shumë gola 35 herë, një më shumë se Kristiano Ronaldo i cili është tani në Juventus.

Portugezi ka shënuar tre ose më shumë gola në nëntë sezonet e tij në Madrid, pasi ka pesë kundër Sevilës, ndërsa askush tjetër nuk mund të lavdërohet me këtë arritje individuale.

Mesi ka shënuar 35 “het-trik” në 462 ndeshje, derisa Ronaldos i janë deshur 288 që të realizojë 34. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close