EvropëEvropë.Portal

Merkel: Vendeve të Ballkanit Perëndimor tu jepet perspektivë për anëtarësim në BE

- Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Parlamentin Evropian e shpjegoi programin e kryesimit gjerman me BE-në, duke theksuar se "duhet të angazhohet drejtë progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tu jepet perspektivë për anëtarësim në Union".

Bruksel, 8 korrik 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në Parlamentin Evropian e shpjegoi programin e kryesimit gjerman me BE-në, duke theksuar se “duhet të angazhohet drejtë progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe tu jepet perspektivë për anëtarësim në Union”.

Ajo theksoi se Gjermania, si kryesuese me BE-në, deri në fund të këtij viti ka për detyrë që t’i inkurajoj negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe “në rast të fundit edhe me Shqipërinë”, duke shtuar se është i rëndësishëm edhe partneriteti me Afrikën, veçanërisht kur bëhet fjalë për presionin e emigrantëve.

Merkeli deklaroi se BE-ja duhet të veprojë me vendosmëri dhe solidaritet, duke iu ndihmuar më së shumti atyre vendeve të cilat më rëndë janë të prekura nga pasojat e pandemisë nga virusi i ri korona, duke e potencuar rëndësinë e miratimit të planit të madh financiar për mbështetje prej 750 miliardë euro, për çka shumë ka kontribuuar Gjermania, Franca dhe KE-ja. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close