EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Merkel të hënën do të ketë takim me Putinin në Paris

Kancelarja gjermane, Angela Merkel të hënën do të ketë takim dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin në Paris, para samitit për Ukrainën, kumtoi zëdhënësja e qeverisë gjermane.

Berlin, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel të hënën do të ketë takim dypalësh me presidentin rus Vladimir Putin në Paris, para samitit për Ukrainën, kumtoi zëdhënësja e qeverisë gjermane.

Merkel, gjithashtu, planifikon në samit të ketë mbledhje të veçantë me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Nikoqir i Samitit për Ukrainën është presidenti francez Emanuel Makron.

“Ky do të jetë takimi i parë i tillë në atë nivel, në “formatin e Normandisë”, në tre vitet e kaluara, me qëllim që të fillohen bisedimet paqësore.

Ndërkohë, mes Berlinit dhe Moskës ka përleshje gjithnjë e më të madhe për shkak të vrasjes së aktivistes gjeorgjiane, për të cilën, gjoja qëndron shteti rus. mb/

Back to top button
Close
Close