EvropëEvropë.Portal

Merkel përmes televizionit do t’i drejtohet kombit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sonte do t'i drejtohet kombit përmes televizionit, por nuk pritet të paralajmërojë restriksione të mëtejme krahas masave ekzistuese, publikoi televizioni gjerman ARD.

Berlin, 18 mars 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sonte do t’i drejtohet kombit përmes televizionit, por nuk pritet të paralajmërojë restriksione të mëtejme krahas masave ekzistuese, publikoi televizioni gjerman ARD.

Televizioni duke iu referuar burimeve qeveritare theksoi se Merkeli përmes fjalimit të incizuar dëshiron t’i njoftojë gjermanët se si është gjendja në vend dhe të përkujtojë se çfarë duhet të bëjnë që të ndihmojnë për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

Kjo është hera e parë në 14 vitet e fundit, aq sa Merkeli është në pushtet t’i drejtohet kombit, ndërsa të mos jetë fjalim i Vitit të Ri.

Qeveria gjermane i këshilloi 16 rajone t’i mbyllin shkollat dhe kopshtet deri për festat e Pashkëve. Dyqanet, përveç supermarketet, furat, farmacitë, bankat dhe kompanitë e tjera kryesore janë mbyllur. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close