EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Merkel për herë të parë viziton Aushvicin, dhuron 60 milionë euro

Kancelarja gjermane Angella Merkel, sot për herë të parë do të vizitojë Memorialin Aushvic-Birkenau, pasi ajo 14 vite më parë e mori funksionon në fjalë.

Berlin, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Kancelarja gjermane Angella Merkel, sot për herë të parë do të vizitojë Memorialin Aushvic-Birkenau, pasi ajo 14 vite më parë e mori funksionon në fjalë.

“Aushvic është muze, po ashtu është varreza më e madhe në botë..Kujtimi i saj është çelësi i ndërtimit të të tashmes dhe të ardhmes”, deklaroi drejtori i Memorialit, Pjotër Civinski, para vizitës së Merkelit. Gjatë kësaj vizite në Aushvic, kancelarja Merkel, do të shoqërohet nga kryeministri i Polonisë, Mateush Moravecki dhe të mbijetuarin e këtij kampe përqendrimi.

Me këtë rast kancelarja do të dhurojë 60 milionë euro për të ndihmuar për ruajtjen e vendit ku nazistët e ndërtuan llogoren më të madhe të vdekjes në botë.

Duke e sqaruar këtë shumë për kujdesin ndaj Memoralit, kancelarja Merkel, tha se gjysma e shumës është siguruar nga Qeveria dhe pjesa tjetër nga qeveritë rajonale.

Ndryshe, në këtë kamp përqendrimi e humbën jetën më tepër se një milion njerëz. Ushtria e Kuqe e çliroi llogoren me 27 prill të vitit 1945. Gjatë këtij aksioni u gjetën 7 mijë të burgosur. oxh/

 

Back to top button
Close
Close