EvropëEvropë.Portal

Merkel: Mund ta shkatërrojmë shpejtë atë që e kemi arritur

Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot deklaroi se numrat më të rinj për të infektuar me koronavirus po japin shpresë, por fillimisht për shkak të Pashkëve paralajmëroi se ajo që është arritur mund të shkatërrohet shumë shpejtë.

Berlin, 9 prill 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot deklaroi se numrat më të rinj për të infektuar me koronavirus po japin shpresë, por fillimisht për shkak të Pashkëve paralajmëroi se ajo që është arritur mund të shkatërrohet shumë shpejtë.

“Kurba është barazuar pak. Në fillim të krizës isha shumë e shqetësuar dhe pyeta nëse masat duhet të përforcohen më shumë. Prandaj sot jam posaçërisht e gëzuar nga zhvillimi aktual. Megjithatë, nuk guxojmë të mendojmë se jemi të sigurt”, sqaroi Merkel deh shtoi se nuk nevojitet shtrëngim plotësues i masave.

Ajo thotë se të gjithë duhet të mbeten të fokusuar në situatën sepse ajo është e brishtë.

“Nuk guxojmë të jemi naivë dhe të konsiderojmë se jemi të sigurt. Unë e di atë personalisht. Keni shpresë të vogël, atëherë bindeni, më pas përbrenda më të relaksuar dhe tashmë jeni më pak të kujdesshëm”, tha ajo.

Ajo iu falënderua qytetarëve që po u përmbahen masave restriktive dhe u bëri thirrje të vazhdojnë ashtu.

“Trendi është i tillë që e vazhduam kohën e dyfishimit të infektimit, por kur mendojmë se si të vihet deri tek faza e ardhshme, nuk e dimë se si zbutja e masave do të reflektohej ndaj situatës”, tha ajo.

Java e ardhshme do të jetë javë e konsultimeve të rëndësishme për zbutje të masave”, kumtoi Merkel në konferencë për shtyp.

Derisa nuk paraqitet vaksina, rregullat mbeten në fuqi, siç është përshëndetja pa prekje të dorës”, tha ajo.

Epidemia, sipas saj, nuk do të zhduket përderisa nuk ka vaksinë.

“Me kënaqësi do të isha e para t’ju them se tani është gjithçka siç ka qenë më parë, por kjo nuk mundet”, tha Merkel. Ndaj kritikave të Italisë, Merkel tha se ekziston unitet rreth çështjes se nevojitet solidaritet.

Gjermania është e gatshme të ndihmojë, dhe atë do ta bëjë, sepse Gjermania është mirë, vetëm nëse edhe Evropa është mirë, përsëriti Merkel. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close