0_Web_AktualeEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Merkel: Kriza do të përkeqësohet, shkollat dhe kopshtet duhet të jenë çështja më e rëndësishme

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot ka deklaruar se pandemia e koronavirusit me siguri do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm dhe në kësi rrethana prioritet i qeverisë së saj do të jetë të ndihmojë shoqërinë si tërësi, veçmas fëmijëve si dhe ekonominë.

Berlin, 28 gusht 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot ka deklaruar se pandemia e koronavirusit me siguri do të përkeqësohet në muajt e ardhshëm dhe në kësi rrethana prioritet i qeverisë së saj do të jetë të ndihmojë shoqërinë si tërësi, veçmas fëmijëve si dhe ekonominë.

“Qeveria do të bëjë çmos që të sigurojë që fëmijët tanë të mos humbin nga pandemia. Shkollat dhe kopshtet duhet të jenë çështja më e rëndësishme”, ka thënë Merkel në konferencën vjetore për shtyp në Berlin.

Ajo ka shtuar se Qeveria poashtu do të punojë në mbajtjen e aktivitetit ekonomik ose rifillimit atje ku ende stagnon për shkak të pandemisë si dhe të ruajë vendet e punës.

Prioritet i tretë do të jetë nxitja e frymës së solidaritetit social pasi pandemia ndikon në disa njerëz, siç janë personat e moshuar ose familjet me të ardhura të ulëta, më rëndë se tjerët.

Në periudhën e kaluar, Gjermania arriti të mbajë numrin e të infektuarve dhe viktimave nga Kovid-19 në nivel relativisht të ulët në krahasim me disa vende tjera të mëdha evropiane. Megjithatë, numri i të infektuarve në bazë ditore po rritet nga fillimi i korrikut dhe është përshpejtuar në javët e fundit. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close