EvropëEvropë.Portal

Merkel: Është shumë herët për zbutje të masave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se është shumë herët për zbutjen e masave të vendosura me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri, duke shtuar se Qeveria e saj do të ishte e keqe nëse tani e cakton datën se kur ato do të pakësohen.

Berlin, 6 prill 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se është shumë herët për zbutjen e masave të vendosura me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit të ri, duke shtuar se Qeveria e saj do të ishte e keqe nëse tani e cakton datën se kur ato do të pakësohen.

Në pyetjen se kur Gjermania do të fillojë t’i zbusë masat, duke pasur parasysh se Austria sot e paralajmëroi planin e vet, Merkel në konferencë për shtyp u përgjigj se Austria gjatë tërë krizës ka qenë pas para Gjermanisë.

Ajo theksoi se Qeveria gjermane do të ishte e keqe nëse tani mendon për datë, “sepse edhe më tutje po jetohet në pandemi”, duke përkujtuar se masat janë vendosur deri më 19 prill dhe kjo nuk do të ndryshohet.

Kancelarja gjermane sqaroi se që të miratohet vendimi për zbutjen e masave, nevojitet të përmbushen disa kritere, mes të cilave është shkalla e riprodhimit të virusit, si dhe “koha për rritje të dyfishtë të numrit të të infektuarve”.

“Bëmë një hap përpara në krizë, ndërsa për zbutje të masave është shumë herët”, deklaroi Merkel, duke shtuar se Gjermania gjithsesi do t’i kthehet “jetës normale”, sapo këtë ta lejojë situata shëndetësore.

Ajo shtoi se në rrjedhë janë bisedimet me ekspertët lidhur me vendosjen e mundshme të mbajtjes ë obligueshme të maskave mbrojtëse. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close