EvropëEvropë.Portal

Merkel: Është shumë herët për Gjermaninë t’i heq kufizimet

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se është shumë herët që Gjermania t'i heq kufizimet për lëvizjen e njerëzve, edhe krahas shenjave fillestare që po ngadalësohet përhapja e koronavirusit.

Berlin, 3 prill 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se është shumë herët që Gjermania t’i heq kufizimet për lëvizjen e njerëzve, edhe krahas shenjave fillestare që po ngadalësohet përhapja e koronavirusit.

“Qeveria dhe unë personalisht po shqyrtojmë se si mund të arrijmë dy gjëra në të njëjtën kohë: të sigurojmë mbrojtje shëndetësore dhe ta fillojmë procesin e kthimit gradual në jetën publike”, tha Merkel në një video-mesazh.

Ajo shtoi se tejkalimi i pandemisë është një “detyrë herkuliane”.

Kancelarja u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për Pashkë.

“Të gjithë ne do të kemi Pashkë krejtësisht më ndryshe se kurdoherë më parë”, tha ajo. mb/

Back to top button
Close
Close