EvropëEvropë.Portal

Merkel: Erdogani të mos i shfrytëzojë refugjatët për shkak të pakënaqësisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se kupton që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pret ndihmë më të madhe nga Evropa për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, por theksoi se nuk duhet t'i shfrytëzojë refugjatët që ta shprehë pakënaqësinë e tij.

Berlin, 2 mars 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot deklaroi se kupton që presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pret ndihmë më të madhe nga Evropa për zgjidhjen e krizës së refugjatëve, por theksoi se nuk duhet t’i shfrytëzojë refugjatët që ta shprehë pakënaqësinë e tij.

“Kuptoj se Turqia përballet me sfidë të madhe sa i përket Idlibit”, tha Merkel dhe shtoi se për të “është e papranueshme ajo që Erdogani dhe Qeveria e tij nuk e shprehin këtë pakënaqësi në dialog me Bashkimin Evropian, por në kurriz të refugjatëve”.

Sipas saj, kjo nuk është mënyrë që të shkohet përpara.

Merkel theksoi se Bashkimi Evropian dhe Turqia duhet t’i vazhdojnë bisedimet për marrëveshjen me refugjatët dhe se Gjermania, gjithashtu, është e hapur për mbështetje dypalëshe për Turqinë.

Më shumë se 10.000 emigrantë, më tepër nga Siria, vende tjera nga Lindja e Afërt dhe Afganistani kanë arritur në kufijtë turq me Greqinë dhe Bullgarinë, pasi që Ankaraja zyrtare të enjten e kaluar deklaroi se do të ndërpret me mbajtjen në territorin e saj. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close