EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Merkel e refuzoi ofertën e Trampit që të marrë pjesë drejtpërdrejt në samitin e G7

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka pranuar ftesën e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të marrë pjesë drejtpërdrejtë në një samit të G7 në Uashington në fund të qershorit për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton Politio.

Berlin, 30 maj 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka pranuar ftesën e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të marrë pjesë drejtpërdrejtë në një samit të G7 në Uashington në fund të qershorit për shkak të pandemisë së koronavirusit, raporton Politio.

Refuzimi i Merkel për të marrë pjesë në samit i minon përpjekjet e Trampit që këtë ngjarje ta prezantojë si një tregues për normalizimin e situatës pandemike dhe është një tjetër mosmarrëveshje në marrëdhëniet e tendosura mes dy liderëve, komenton portali.

“Kancelarja federale e falënderoi presidentin Tramp për ftesën e tij për samitin e G7 në fund të qershorit në Uashington. Duke marrë parasysh situatën e përgjithshme në lidhje me pandeminë për momentin, ajo nuk mund të pajtohet që të marrë pjesë dhe të udhëtojë në Uashington, deklaroi për Politiko zëdhënësi i qeverisë gjermane Shtefen Zajbert.

“Ajo me siguri do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e pandemisë,” shtoi Zajbert.

Tramp e ka kritikuar vazhdimisht Gjermaninë, dhe veçanërisht kancelaren, për një sërë çështjesh, nga suficiti tregtar i Berlinit deri tek shpenzimet e mbrojtjes dhe përkushtim i NATO-s. Merkel ka vënë në dyshim publikisht qasjen e njëanshme të administratës Tramp ndaj disa çështjeve të politikës së jashtme, nga ndryshimet klimatike deri tek programi bërthamor i Iranit.

Tramp për shkak të koronavirusit e anuloi samitin që duheshe të mbaheshe në mars dhe paralajmëroi mbajtje të një video-konference. Megjithatë, në një tuit të lëshuar më 20 maj, tha se samiti mund të mbahej dhe se ky do të ishte një tregues i shkëlqyeshëm i normalizimit të situatës pandemike. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close