EvropëEvropë.Portal

Merkel: BE të përgatitet për dështimin e mundshëm në negociatat me Britaninë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE duhet të përgatitet për një dështim të mundshëm në negociatat me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e reja tregtare.

Berlin, 1 korrik 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE duhet të përgatitet për një dështim të mundshëm në negociatat me Britaninë e Madhe për marrëdhëniet e reja tregtare.

Merkel para Dhomës së ulët të parlamentit gjerman, theksoi se negociatat duhet të përshpejtohen në mënyrë që të arrihet marrëveshje deri në vjeshtë, e cila më pas duhet të ratifikohet deri në fund të vitit.

Sidoqoftë, ajo vuri në dukje se BE-ja gjithashtu duhet të jetë e përgatitur edhe për një situatë në të cilën një marrëveshje e tillë nuk do të arrihet. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close