EvropëEvropë.Portal

Merkel: BE-ja ndidhet para sfidës më të madhe që nga themelimi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE-ja ndodhet para sfidës më të madhe që nga themelimi i vet.

Berlin, 6 prill 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se BE-ja ndodhet para sfidës më të madhe që nga themelimi i vet.

“Jemi të përballur me sfidë të madhe për shëndetin e njeriut, ndërkaq janë të përballura të gjitha vendet anëtare. Për këtë shkak duhet të jetë në interes të të gjithëve, e gjithashtu edhe të Gjermanisë, nga ajo krizë të mos dalim më të dobët, por më të fuqishëm”, porositi Merkel.

Ajo në konferencë për shtyp e paralajmëroi takimin e nesërm të Eurogrupit, ku do të shqyrtohet propozimi i Këshillit të BE-së, duke porositur se Gjermania do të jetë mirë po aq sa edhe Evropa.

Kancelarja gjermane theksoi se në këtë krizë konfirmohet se sa janë ndërthurur ekonomitë dhe përgjigja duhet të jetë vetëm “Evropë më e fuqishme, e cila funksionon më mirë në të gjitha pjesët e saj, e me atë tek të gjitha anëtaret”.

Ajo shtoi se të gjitha vendet të cilat janë anëtare të Eurogrupit janë të ndërlidhura në mënyrë të ndërsjelltë dhe pret propozime nga ministrat e financave për tejkalimin e krizës.

Merkel përkujtoi për ekzistimin e instrumentit të krizës ESM, i cili përmban linja kreditore, ndërkaq të cilat janë të kapshme në rast të fatkeqësive elementare, siç është pandemia e momentit e Kovid-19. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close