EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Merkel arsyetoi kufizimin e të drejtave themelore gjatë kohës së pandemisë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti se masat e vendosura gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit i kanë kufizuar të drejtat themelore dhe demokratike të qytetarëve, por në të njejtën kohë tha se ato kanë qenë të obligueshme në rrethana të tilla.

Berlin, 24 maj 2020 (MIA) – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, përsëriti se masat e vendosura gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit i kanë kufizuar të drejtat themelore dhe demokratike të qytetarëve, por në të njejtën kohë tha se ato kanë qenë të obligueshme në rrethana të tilla.

Ajo në fjalimin e saj para kombit me rastin e ditës së Kushtetutës gjermane, tha se mund ta kuptojë brengën e qytetarëve për kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë.

“Kufizimet ishin të domosdoshme dhe ne çdoherë i arsyetojmë, pasi ndjehemi përgjegjës për dinjitetin e njerëzve, siç thuhet në nenin 1 të ligjit tonë bazë”, tha Merkel.

Kjo, siç theksoi ajo, përfshin përpjekjet që të pengohet sistemi ynë shëndetësor të vërsulet me pacientë, dhe kjo për fat të mirë është arritur. bsh/

Back to top button
Close
Close