0_Maqedoni.PortalShkup

Mënjanohen 28 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme nga sipërfaqet publike në Shkup

Gjithsej 28 automjete janë mënjanuar me automjetin special "karrotrec" nga sipërfaqet publike  në Qytetin e Shkupit gjatë  javës së fundit më saktë  nga datat 20-26  mars. Njëmbëdhjetë prej tyre janë mënjanuar  nga vendparkimet zonale, ndërsa  17 të tjera  me urdhëresë të policisë së komunikacionit me bazë të ndryshme për parkim të paligjshëm.

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Gjithsej 28 automjete janë mënjanuar me automjetin special “karrotrec” nga sipërfaqet publike  në Qytetin e Shkupit gjatë  javës së fundit më saktë  nga datat 20-26  mars. Njëmbëdhjetë prej tyre janë mënjanuar  nga vendparkimet zonale, ndërsa  17 të tjera  me urdhëresë të policisë së komunikacionit me bazë të ndryshme për parkim të paligjshëm.

Në periudhën e njëjtë kontrolluesit e vendparkimeve zonale kanë sanksionuar 107 automjete për shkak të parkimit të padrejtë,  përkatësisht për shërbim të papaguar të parkingut. Prej tyre, 11 automjete janë mënjanuar me shërbimin “karrotrec”  për shkak të kohës së tejkaluar në vendparkim.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” apelojnë te qytetarët ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automjetet t’i parkojnë vetëm në vendparkimet e shënuara.

“Apelojmë te të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve për parkim, në kohë ta rregullojnë pagesën për shërbim të parkingut, që të mos sanksionohen dhe të mos u vendoset bllokues në rrotë. Pagesa për shërbim të parkingut mund të bëhet përmes SMS porosisë ose me kartelë gërvishtëse”, thonë nga Qyteti i Shkupit. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close