Partitë politikeTekste origjinale

Menduh Thaçi u takua me ambasadorin Timonie

Shkup, 3 gusht 2020

Shkup, 3 gusht 2020

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, u takua me Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut,  Kristian Timonie, në Rezidencën e Republikës Franceze.
Në takim u bisedua për hapat e mëtutjeshme të formimit të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, me qëllim të vazhdimit sa më të shpejtë të reformave në rrugën e vendit drejt BE-së, si dhe për situatën politike, ekonomike dhe financiare në vend dhe në rajon. Theks i veçantë në takim iu kushtua edhe situatës shëndetësore në vend, me pandeminë COVID-19.
Kryetari Thaçi, siguroi ambasadorin Timonie, se PDSH, ngelet e përkushtuar në synimet e saj dhe në përkushtimin për një shtet të së drejtës, si dhe në vazhdimin e rrugës drejt integrimeve evropiane.

 

______________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close