Partitë politikeTekste origjinaleZgjedhje parlamentare 2020

Menduh Thaçi nga Struga: Me PDSH jo vetëm që do pranohet zv.kryeministri por edhe ministri i punëve të brendshme

Sot, PDSH-ja mbajti tubim në Strugë ku ishin prezent kryetari i partisë Menduh Thaçi bashkë me bartësin e listës në zonën 5, z. Vasfi Doko dhe znj. Astrite Kaba.

Strugë, 6 korrik 2020

Sot, PDSH-ja mbajti tubim në Strugë ku ishin prezent kryetari i partisë Menduh Thaçi bashkë me bartësin e listës në zonën 5, z. Vasfi Doko dhe znj. Astrite Kaba.

Në fjalën e tij mes tjerash Menduh Thaçi u shpreh: “Ne padiskutim se do të jemi ngadhënjyes në këto zgjedhje. Padiskutim se prej nesh do të varet qeveria por diçka është e diskutueshme, të mundohemi popullit tonë t’i sqarojmë se sa më e madhe të jetë mbështetja, jo vetëm që ato do të pranojnë kushtin tonë për zv. kryeministër por do ta pranojnë për herë të parë Ministrin e Punëve të Brendshme shqiptar. Votat që ne i marrim si PDSH do të jenë përcaktuese për fuqinë politike dhe institucionale të shqiptarëve në RMV.”

Shërbimi për Informim – PDSH

___________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Back to top button
Close
Close