Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Memeti: Gjysma e infrastrukturës rrugore në vend me sinjalizim horizontal, aktivitetet vazhdojnë

Gjysma e infrastrukturës rrugore në vend është shënuar me sinjalizim horizontal dhe aktivitetet vazhdojnë, deklaroi drejtori i NP "Rrugët e Maqedonisë", Bekim Memeti. Ai sot kontrolloi asfaltimin  e drejtimit rajonal rrugor nga Kadino Sello e Prilepit deri në fshatin Galiçan, në gjatësi prej 3,5 km, ndërhyrje në vlerë prej 10 milionë denarëve.

Prilep, 3 qershor 2020 (MIA) – Gjysma e infrastrukturës rrugore në vend është shënuar me sinjalizim horizontal dhe aktivitetet vazhdojnë, deklaroi drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti. Ai sot kontrolloi asfaltimin  e drejtimit rajonal rrugor nga Kadino Sello e Prilepit deri në fshatin Galiçan, në gjatësi prej 3,5 km, ndërhyrje në vlerë prej 10 milionë denarëve.

Sipas Memetit, janë shënaur drejtimet rrugore nga kategoria e parë dhe e dytë – autostradat dhe magjistralet. Buxheti për këtë dedikim është 60 milionë denarë.

“Nuk mund të them se buxheti është i mjaftueshëm. Na duhen më shumë mjete. Tërë kohën insistoj të rritet buxheti për sinjalizimin horizontal të rrugëve për të mirën e qytetarëve dhe për komunikacion të sigurt. Do të insistoj që buxheti momental vjetor prej 60 .000 denarëve për shënimin e rrugëve të rritet dyfish, e edhe më shumë. Ndërkohë, u furnizuam edhe me makinën e tretë që të arrijmë me shënimin e rrugëve. Përndryshe, javën e ardhshme do të vazhdojmë në arnimin e vrimave të mëdha në drejtimin rrugor Prilep-Manastir-Mexhitli”, deklaroi Memeti.

Buxheti vjetor i NP “Rrugët e Maqedonisë” është 18 milionë euro që është i pamjaftueshëm dhe nevojitet të jetë së paku rreth 60 milionë euro për të gjitha aktivitetet.

Sipas kryetarit të Komunës së Prilepit, Ilia Jovanoski, asfaltimi i rrugës rajonale prej 3,5 kilometrave mes fshatrave të Prilepit Kadino Sello dhe Galiçan është me rëndësi të madhe për rreth 500 banorë të të dy vendeve.

“Rrugët e Maqedonisë” javën e ardhshme do të punojë intensivisht në drejtimin rrugor në Mariovë të Prilepit, nga fshati Shtavicë deri në Vitolishtë.ab/

Back to top button
Close
Close