0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Mekmanaman: Vetëm Baerni mund ta “grabisë” Klop nga Liverpuli

Vetëm Baern Munihu mund ta "grabisë" Jurgen Klop nga Liverpuli, deklaroi ish-lojtari i "të kuqve" Stiv Mekmanaman në një intervistë për "Dejli Star".

Munih, 11 qershor 2020 (MIA) – Vetëm Baern Munihu mund ta “grabisë” Jurgen Klop nga Liverpuli, deklaroi ish-lojtari i “të kuqve” Stiv Mekmanaman në një intervistë për “Dejli Star”.

Ai beson se gjermani do ta ketë të vështirë të ndahet nga klubi, për shkak të lidhjes së tij të fuqishme me lojtarët dhe tifozët, por nëse ndodh kjo ndonjëherë, kjo do të jetë për ekipin me stabilitetin e bavarezëve.

“Mendoj se ai me të vërtetë i dëshiron Liverpulin dhe Premier Ligën, por mund ta shoh një ditë mbrapa në Gjermani në krye të Baern Munihut. Nuk mund ta hedh poshtë këtë opsion për shkak të mënyrës në të cilën punon ky klub dhe mënyrën në të cilën ata e trajtojnë. Para disa vitesh, dukej se Baerni është në frymë të fundit, por tani është krejtësisht ndryshe, ndërsa së bashku me disa futbollistë më me përvojë, kanë shumë të rinj me përvojë, kanë të rinj shumë cilësorë të cilët janë të etur për sukses. Sa i përket Real Madridit dhe Barcelonës, unë personalisht nuk mendoj se Klop do të ketë dëshirë t’i udhëheq ose të punojë në La Liga. Këto dy klube më nuk e kanë aurenë që e kishin gjatë ndeshjeve mes Lionel Mesit dhe kristijano Ronaldos”, tha Mekmanaman. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close