Botë

Mej: Brekziti pa marrëveshje do të i keq edhe për Britaninë e Madhe

 Kryeministrja britanike Thereza Mej sot vlerësoi se dalja eventuale e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje do të paraqesë

Birmingen, 3 tetor 2-18 (MIA) – Kryeministrja britanike Thereza Mej sot vlerësoi se dalja eventuale e Britanisë së Madhe nga BE-ja pa marrëveshje do të paraqesë “rezultat të keq” si për Londrën, ashtu edhe për 27 vendet anëtare të Unionit.

Mej në fjalimin në fund të Konferencës vjetore katërditore të Partisë së saj Konservatore në pushtet në Birmingen, vlerësoi se negociatat për Brekzitin hyjnë në një fazë kyçe dhe u bëri thirrje bashkëpartiakëve të bashkohen dhe ta mbështesin  në arritjen e marrëveshjes me BE-në.

Kryeministrja britanike në fjalimin ndaj kritikëve të saj në radhët e partisë porositi se nëse nisen në drejtim të ndryshëm “në kërkim të vizioneve personale për Brekzit të përkryer, ekziston rrezik që procesi të përfundojë pa të”.

“Britania e Madhe druan nëse duhet ta braktisë BE-në pa marrëveshje. Por, të jemi të ndershëm. Nëse e braktisim BE-në pa marrëveshje, nëse vendosim dogana dhe kontrolle në kufijtë tokësorë, ky do të jetë një rezultat i keq edhe për Mbretërinë e Bashkuar edhe për BE-në”, tha Mej.

Gjatë daljes së Mejit në foltore në Konferencën e Konservatorëve në Nirmingen, në sallë dëgjoheshin tingujt e këngës „Dancing Queen“ të ABBA-s.

Konferenca e Konservatorëve kaloi në shenjë të ndarjeve rreth marrëveshjes për Brekzitin, me ç’rast Mej ishte ekspozuar në kritika, si nga ana e euroskeptikëve, ashtu edhe nga anëtarët e krahut evropian të partisë. hr/16:31

###

 

Таг
Back to top button
Close
Close