EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Medvedev: Shkyçja e Rusisë nga SVIFT është shpallje lufte

Heqja e qasjes së Rusisë ndaj rrjetit ndërkombëtar bankar për transaksione pagesore SVIFT, praktikisht do të thotë shpallje lufte, paralajmëroi kryeministri rus Dmitrij Medvedev. Medvedev përkujtoi se Perëndimi seriozisht e ka shqyrtuar opsionin në një moment dhe ka përmendur se Moska këtë e ka ditur.

Moskë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Heqja e qasjes së Rusisë ndaj rrjetit ndërkombëtar bankar për transaksione pagesore SVIFT, praktikisht do të thotë shpallje lufte, paralajmëroi kryeministri rus Dmitrij Medvedev.

Medvedev përkujtoi se Perëndimi seriozisht e ka shqyrtuar opsionin në një moment dhe ka përmendur se Moska këtë e ka ditur.

“Në të vërtetë, kjo do të jetë shpallje lufte, por është diskutuar më tutje”, ka thënë kryeministri rus, duke shtuar se kjo është një prej arsyeve për shkak të cilave Qeveria mendon për mënyra për mbrojtjen e pjesës ruse nga Interneti.

Sistemi global ndërbankar SVIFT mundëson pagesa ndërkufitare midis 11.000 institucioneve financiare në më shumë se 200 vende të botës. Iniciativat e para për përjashtimin e bankave ruse nga rrjeti për transferin e parave janë lansuar në vitin 2014 si përgjigje e rolit të Moskës në konfliktin në Ukrainë.

Ideja u ringjall vitin e kaluar nga përfaqësuesi special i Uashingtonit në Ukrainë, Kurt Uolker, i cili në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se “opsioni i tillë bërthamor” ende është në tryezë, por “do t’u kushtojë të gjithë të përfshirëve”.

Për shkak të kërcënimit potencial që të shkyçen nga SVIFT, Rusia ka filluar të punojë në zgjidhjen alternative – zhvillim të rrjetit vemdor për mesazhe financiare i quajtur SPFS. Sistemi punon sipas standardeve të njëjta si SVIFT dhe tani më shfrytëzohet në vend.

Plani është që të lidhet SPFS me sistemin ndërkufitar ndërbankar pagesor të CIPS në mekanizmin e ardhshëm indian për pagesë. Sistemi pagesor i Rusisë, gjithashtu, do të lidhet me SEPAM iranin sepse bankat iraniane nuk kanë qasje deri tek SVIFT që nga viti i kaluar për shkak të sanksioneve amerikane. fb/

Back to top button
Close
Close