0_Sport,PortalFutboll

Mediumet italiane: Juve planifikon ta shesë Iguain dhe ta blejë Ikardin

Juventusi, sipas pohimeve të mediumeve italiane është i vendosur për ta shitur Gonzalo Iguain dhe ta blejë Mauro Ikardin.

Torino, 21 shkurt 2020 (MIA) – Juventusi, sipas pohimeve të mediumeve italiane është i vendosur për ta shitur Gonzalo Iguain dhe ta blejë Mauro Ikardin.

“Zonja e vjetër” është në kërkim pas sulmuesit klasik dhe, siç theksojnë mediumet, udhëheqësia e sheh zgjidhjen në Paris. Me lirimin nga Iguain, do të lirohen 7,5 milionë euro aq sa është paga e tij vjetore.

Opsioni i dytë për kampionin italian, i cili njëherit është pak i sigurt, është Eling Haland nga Borusia Dortmund i cili këtë dimër u bë “milioner” pas transferit nga Salcburgu. fb/

Back to top button
Close
Close