0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëPolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Mediat shqiptare për zgjedhjet e sotme tek ne

Mediat shqiptare, pa përjashtim kanë lërë hapësirë për zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat, siç posaçërisht theksojnë, zbatohen në kushte të pandemisë dhe kalojnë pa kurrfarë problemi.

Tiranë, 15 korrik 2020 (MIA) – Mediat shqiptare, pa përjashtim kanë lërë hapësirë për zgjedhjet e sotme të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat, siç posaçërisht theksojnë, zbatohen në kushte të pandemisë dhe kalojnë pa kurrfarë problemi.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sipas protokolleve të posaçme sot e realizojnë të drejtën qytetare të votojnë dhe t’i zgjedhin deputetët e rinj në shtëpinë ligjdhënëse 120-anëtarësh. Votimi filloi saktë në orën 7.00 ndërsa përfundon, për herë të parë. në orën 21, për shkak të gjendjes aktuale epidemiologjike. Zgjedhjet po zhvillohen në një atmosferë korrekte dhe demokratike”, transmeton televizioni Top Çanell.

Mediat theksojnë se për herë të parë në vend votohet tre në vend që dy ditë, duke theksuar në këtë rast edhe numra të votuesve.

“Në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet për herë të parë zbatohen tre ditë, filluan të hënën me votimin e të sëurëve me Kovid-19 dhe ata në vetizolim, dje votuan personat e sëmurë, të pamundur dhe të burgosurit, derisa sot të gjithë qytetarët e tjerë”, thekson agjencia Ballkanveb.

Televizioni Ora njuz, jep pasqyrë të pjesëmarrësve në zgjedhje “15 parti politike dhe koalicione, ndërsa në garë për mandat të deputetit janë 1.578 kandidatë. Nga numri i përgjithshëm 675 apo 42,78 për qind janë gra derisa 903 apo 57,22 për qind janë burra”.

Përkujton se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të mbahen më 12 prill, por “për shkak të pandemisë ata u shtynë dhe pas shumë bisedimeve është arritur marrëveshje midis partive politike për më 15 korrik”.

Top Çanelli thekson se Ministria e Punëve të Brendshme ka angazhuar rreth 6.000 pjesëtarë të cilët kujdesen për proces të sigurt zgjedhor. vt/ar/

 

Back to top button
Close
Close