0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Mediat në Angli e kritikojnë Totenhamin

Mediat angleze ishin mjaft kritike pas kthesës së vështirë përmes së cilës Totenham eliminoi fituesin e Kupës dhe Superkupës së Bullgarisë - Lokomotiv në Plovdiv në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Londër, 18 shtator 202 (MIA) – Mediat angleze ishin mjaft kritike pas kthesës së vështirë përmes së cilës Totenham eliminoi fituesin e Kupës dhe Superkupës së Bullgarisë – Lokomotiv në Plovdiv në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës.

Skuadra nga Londra duhej të dridhej deri në çerekun e fundit të ndeshjes në Bullgari, kur fituan një penallti dhe mbetën me dy persona më shumë në fushë para se të arrinin një fitore kaq të vlefshme.

“Totenham mbijetoi makth. Ishte disa minuta nga eliminimi në xhiron e dytë kualifikuese të Ligës së Evropës”, shkruan BBC.

“Në 19 minuta para fundit, Totenham tashmë po shikonte në humnerë, para se Hari Kejn dhe Tangi Ndombele të shpëtonin Hoze Murinjon nga turpi”, shtoi Dejli Mejl.

Mirror shtoi: “Totenham ishte në prag të një prej humbjeve më të sikletshme në historinë e tyre të fundit”, thanë kolegët nga “Miror”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close