0_Sport,PortalFutboll

Mediat italiane: Milani do ta blejë Rebiçin nga Ajntrahti

Ante Rebiç do të blihet nga Milani, transmetojnë mediat italiane. Mesfushori kroat ka mbërritur në Milano i huazuar për dy vjet nga Ajntraht Frankfurt me klauzolë në të cilën "kuq e zinjtë" do ta kenë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro

Milano, 16 shkurt 2020 (MIA) – Ante Rebiç do të blihet nga Milani, transmetojnë mediat italiane. Mesfushori kroat ka mbërritur në Milano i huazuar për dy vjet nga Ajntraht Frankfurt me klauzolë në të cilën “kuq e zinjtë” do ta kenë të drejtën e blerjes për 25 milionë euro.

Rebiç në pjesën e parë të sezonit luajti pak më dobët, por në javët e fundit gjithnjë e më shumë po përmendet si një nga lojtarët më të mirë të Milanit.

Me lojën e tij u hyri “nën lëkurë” Paolo Maldinit dhe Zvonimir Bobanit të cilët tashmë i filluan negociatat me lojtarin për blerjen që do të vjen së shpejti. ls/fab

Back to top button
Close
Close