0_Web_AktualeKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderMKD-ALPolitikë

Mediat greke për marrëveshjen mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë

Liderët e dy partive më të mëdha në koalicionin qeverisës në largim, Zoran Zaev i Partisë Social Demokratike (LSDM) dhe Ali Ahmeti i BDI-së shqiptare, arritën marrëveshje për të formuar qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare në  Maqedoninë e Veriut që u mbajtën më 15 korrik, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në fillim të tekstit, i cili u mor nga pothuajse të gjitha internet mediat greke, dhe i referohet marrëveshjes për koalicionin e ri qeveritar në vendin tonë, informon  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 19 gusht 2020 (MIA) – Liderët e dy partive më të mëdha në koalicionin qeverisës në largim, Zoran Zaev i Partisë Social Demokratike (LSDM) dhe Ali Ahmeti i BDI-së shqiptare, arritën marrëveshje për të formuar qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare në  Maqedoninë e Veriut që u mbajtën më 15 korrik, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në fillim të tekstit, i cili u mor nga pothuajse të gjitha internet mediat greke, dhe i referohet marrëveshjes për koalicionin e ri qeveritar në vendin tonë, informon  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Maqedonia e Veriut”: Zoran Zaev mbetet kryeministër”, “Maqedonia e Veriut: Marrëveshje për formim të qeverisë”, “Shkup: Marrëveshje mes Zaevit dhe Ahmetit” , “Marrëveshje e Zaevit dhe Ahmetit për formimin e qeverisë në Maqedoninë e Veriut”, “Maqedonia e Veriut: Zaevi u dakordua me Ahmetin”, janë një pjesë e titujve të botimeve online të mediave greke.

ANA-MPA shkruan në tekst se “kreu i qeverisë së re do të jetë Zoran Zaev, me përjashtim të 100 ditëve të fundit të mandatit të qeverisë, kur funksioni i kryeministrit do të merret përsipër nga një person i propozuar nga partia e Ali Ahmetit” dhe përcjell disa nga deklaratat e liderit të LSDM-së.

“Pas marrëveshjes me Ali Ahmetin, Zoran Zaev përmendi se përparësitë e qeverisë së re do të jenë ballafaqimi e korrupsionin dhe zbatimi i reformave të nevojshme për rrugën evropiane të vendit, si dhe trajtimin e krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19”, ka shkruar agjencia greke e lajmeve dhe shpjegon se qeveria e re “do të ketë shumicë të vogël në Kuvendin e ri”. sr/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close