0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

Mediat greke për ndarjen e mandatit Zaevit

- "Maqedoni e Veriut: Mandat për Zoran Zaevin për formim të qeverisë"; "Shkup: Zaevi e mori mandatin që të formojë qeveri"; "Maqedoni e Veriut: Te Zaevi mandati për formimin e qeverisë", janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediave greke, të cilat e transmetojnë tekstin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA për mandatin e besuar Zoran Zaevit për formimin e qeverisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 gusht 2020 (MIA) – “Maqedoni e Veriut: Mandat për Zoran Zaevin për formim të qeverisë”; “Shkup: Zaevi e mori mandatin që të formojë qeveri”; “Maqedoni e Veriut: Te Zaevi mandati për formimin e qeverisë”, janë disa nga titujt në edicionet onlajn të mediave greke, të cilat e transmetojnë tekstin e publikuar nga agjencia greke e lajmeve ANA-MPA për mandatin e besuar Zoran Zaevit për formimin e qeverisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

ANA-MPA në tekst transmeton se presidenti Stevo Pendarovski ia ndau mandatin kryetarit të LSDM-së, “partisë e cila ishte e para në zgjedhjet e 15 korrikut”.

“Zoran Zaevi shfaqi bindje se do të formojë qeveri, për të cilën, siç tha, do të jetë e qëndrueshme dhe bashkëkohore dhe në tërësi do t’i respektojë tri marrëveshjet kyçe për vendin: Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë për Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim dhe Marrëveshjen e Ohrit”, shkruan ANA-MPA.

Agjencia greke e lajmeve sqaron se nëse në 20 ditët e ardhshme, Zoran Zaevi nuk arrin të formojë qeveri, atëherë presidenti i shtetit, do t’ia ndajë mandatin liderit të partisë që ishte e dyta në zgjedhje”, gjegjësisht Hristian Mickovskit nga VMRO-DPMNE.

Në tekst, ANA-MPA shton se Zoran Zaevi në periudhën e kaluar kishte dy takime me Ali Ahmetin “për mundësinë që të formohet qeveri, por pa rezultat” dhe përkujton për rezultatin e fuqive pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close