0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Mediat e huaja: Maqedonia e Veriut mban zgjedhje në kushte të koronavirusit

Maqedonia e Veriut organizon zgjedhje parlamentare, në kohë të rritjes alarmante të numrit të rasteve të të sëmurëve nga koronavirusi në këtë vend të vogël ballkanik, njoftojnë mediat e huaja në analizat e tyre për votimin në vend.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Maqedonia e Veriut organizon zgjedhje parlamentare, në kohë të rritjes alarmante të numrit të rasteve të të sëmurëve nga koronavirusi në këtë vend të vogël ballkanik, njoftojnë mediat e huaja në analizat e tyre për votimin në vend.

Mediat përkujtojnë se nga janari me vendin udhëheq qeveria teknike, pasi partitë udhëheqëse kanë arritur marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të BE-së në tetor të vitit të kaluar që të mos caktojë datë për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut.

“Katimerini” grek njofton se në kushte të tilla, Parlamenti ka zgjedhur qeveri të përkohshme, të përbërë nga anëtarë të dy partive më të mëdha, me qëllimin e vetëm që t’i organizojë zgjehdjet, të cilat fillimisht ishin caktuar për 12 prill, por janë anuluar për shkak të pandemisë së Kovid-19 dhe ricaktuar për të mërkurën më 15 korrik.

“Kjo është hera e parë që zgjedhje të mbahen në ditë pune. Janë përpunuar protokolle për ata të cilët janë në karantinë për shkak të virusit. Ata mund të votojnë të hënën, me ç’rast anëtarë të këshillave zgjedhorë dhe ekipe mjekësore i bartin kutitë zgjedhore deri te shtëpitë e tyre. Prej rreth 5.000 njerëzve, të cilët janë në karantinë, për votim janë paraqitur diçka mbi 700. Të burgosurit, personat e vjetër dhe të sëmurët votojnë të martën”, shton “Katimerini” në analizën e vet.

Agjencia shtetërore kineze Sinhua njofton se autoritetet shëndetësore kanë konfrimuar se votimi do të sigurohet edhe krahas numrit të rritur të të infektuarve të rinj dhe viktimave nga Kovid-19, të regjistruar në vend ditëve të fundit.

“Sipas rekomandimeve të dhëna nga Komisioni për sëmundje infektive, njerëzit do të duhet të mbajnë distancë në vendvotime, të shfrytëzojnë mjete për dezinfektim para dhe pas votimit dhe të mbahen maska mbrojtëse gjatë procesit. Heshtja zgjedhore, periudhë kur ndalohet fushata e partive politike, ka filluar në mesnatë. Për shkak të situatës me Kovid-19, njerëzit mund ta japin votën e tyre të hënën, të martën dhe të mërkurën”, njofton Agjencia.

Portali Biznis Njuz Jurop (BNE) me seli në Berlin, vlerëson se mes qytetarëve në vend nuk ka entuziazëm tepër të madh rreth zgjedhjeve për shkak të druarjes nga “epidemia e pandalshme e koronavirusit” dhe pasojave të saj ekonomike dhe sociale.

Radio Frans 24 në analizën e vet për zgjedhjet, njofton se ato mbahen në kushte të rritjes së re të numrit të rasteve me koronavirusit, gjë që rezultoi me akuza të ndërsjella mes taboreve rivale.

“Pandemia i ka përforcuar ndarjet në këtë vend ballkanik, skena e të cilit politike viteve të fundit bie nga kriza në krizë”, vlerëson Frans 24, duke përkujtuar se Parlamenti është shpërndarë, ndërsa në gjashtë muajt e fundit udhëheq qeveria e përkohshsme, mandati i të cilëve ishte paraparë të zgjat deri në prill.

Sipas radios, numrim i madh i rasteve të të infektuarve nga Kovid-19, mund të rezultojë me jehonën e zvogëluar të votimit, edhe pse autoritetet shëndetësore kanë dhënë protokolle speciale, duke përfshirë edhe “Votimin dyditor të parakohshëm për pacientët e infektuar dhe të sëmurit”.

AFP informon se Maqedonia e Veriut të mërkurën “del në votim” në zgjedhjet e para parlamentare, prej se vendi e shtoi mbiemrin “Veriore” në emrin e tij, me çka i dha fund kontestit të gjatë me Greqinë.

“Megjithatë, fushata ishte në hije nga vala e dytë e rastave të koronavirusit”, vlerëson AFP në tekstin, ku analizohen partitë kryesore në vend, angazhimet e tyre dhe mundësitë në zgjedhje.

Ballkan Insajt, megjithatë, në tekstin “Incizime sekrete e kanë shkelur fushatën zgjedhore të Maqedonisë së Veriut”, potencoi se kjo fushatë parazgjedhore ishte e vërshuar me publikimin e incizimeve në “Jutjub” nga ana e burimeve anonime, të cilat zbuluan “biseda të turpshme, madje edhe inkriminuese” , të zhvilluara mes pjesëtarëve të partive udhëheqëse. bsh/

Back to top button
Close
Close