
Beogradi, 2 korrik 2020 (MIA) – Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të shpallë masa të reja për Beogradin pasi është regjistruar përkeqësim i situatës epidemiologjike në kryeqytet, njoftuan mediat e Beogradit.
Vuçiq duhet t’i publikojë masat e reja pas takimit me Shtabin e Krizave.
Sipas disa mediave serbe, po merren parasysh opsione për rivendosjen e orës policore në orët e mbrëmjes, ose, që ka shumë gjasa, “mbyllje e plotë e Beogradit e cila do të nënkuptojë ndalesën e hyrjes dhe daljes nga qyteti”. ls/fab