BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Mediat amerikane: Agjentë të Shërbimit Sekret pozitivë në Kovid-19 pas mitingut të Trampit në Tulsa

Disa agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së janë në karantinë për shkak të shqetësimit nga koronavirusi pas mitingut parazgjedhor të presidentit amerikan Donald Tramp në Tulsa, publikuan mediat amerikane. 

Uashington, 25 qershor 2020 (MIA) – Disa agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së janë në karantinë për shkak të shqetësimit nga koronavirusi pas mitingut parazgjedhor të presidentit amerikan Donald Tramp në Tulsa, publikuan mediat amerikane.

Sipas Si-En-En-it, numri i agjentëve është më i vogël se 12, deklaroi për median një nëpunës për zbatimin e ligjit.

“Uashington post” në mënyrë plotësuese informoi se gjashtë të punësuar të cilët janë pozitivë pasi janë kthyer nga prania në ngjarje.

Paraprakisht, disa nëpunës shëndetësorë, gjoja, e kanë këshilluar presidentin të mos e mbajë mitingun sepse ngjarja në ambient të mbyllur me kapacitet të madh mund të shkaktojë përhapje të virusit. ar/

Back to top button
Close
Close