0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Me zbulimin e dëshmive të siguruara nga Masat e posaçme hetuese vazhdon gjykimi për lëndën “Reket”

Me zbulimin e dëshmive të siguruara me Masat e posaçme hetuese, me ndjekjen e fshehtë të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, jashtë shtëpisë me mjete të veçanta teknike, në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin "Reket".

Shkup, 17 2020 shkurt (MIA) – Me zbulimin e dëshmive të siguruara me Masat e posaçme hetuese, me ndjekjen e fshehtë të Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit, jashtë shtëpisë me mjete të veçanta teknike, në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin “Reket”.

Nga videot e shfaqura shihet se janë ndjekur një automjet porshe me targa bullgare dhe një xhip me tabela regjistrimi të Maqedonisë së Veriut. Shfaqen filmime nga bari “Intermeco”, restoranti “Vodenica”, në qarkun e fabrikës OHIS dhe lokacione të tjera në Shkup në qershor të vitit 2019, kur janë dhënë urdhrat për Masat e posaçme hetuese.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska.

Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepër e ndëshkueshme”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrjen e shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer veprën penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”. shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close