0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMIA InvestigonTemë

Me tren nga 700 udhëtarë në ditë, pandemia e anuloi edhe linjën sezonale Beograd – Shkup – Selanik

Në komunikacionin vendor hekururdhor në qershor në ditë mesatarisht ka rreth 700 udhëtarë. Në atë transportues apo të mallrave edhe krahas zvogëlimit të vëllimit të punës prej 24,5 për qind në mars nuk është zvogëluar numri i klientëve dhe janë kontraktuar dy marrëveshje të reja ndërkombëtare për transport, deklaruan për MIA-n nga Hekurudhat e RMV Transport.

Shkup, 25 qershor 2020 (MIA) – Në komunikacionin vendor hekururdhor në qershor në ditë mesatarisht ka rreth 700 udhëtarë. Në atë transportues apo të mallrave edhe krahas zvogëlimit të vëllimit të punës prej 24,5 për qind në mars nuk është zvogëluar numri i klientëve dhe janë kontraktuar dy marrëveshje të reja ndërkombëtare për transport, deklaruan për MIA-n nga Hekurudhat e RMV Transport.

Numri mesatar i udhëtarëve me tren në kushte të pandemisë gjatë këtij muaji është dyfish më i vogël dhe në periudhën e njëjtë vitin e kaluar kur me tren kanë udhëtuar nga 1500. Në fillim të pandemisë në mars dhe në prill në linjat vendore në ditë kishte nga 200 udhëtarë.

Edhe në komunikacionin hekurudhor sikurse edhe në transportin ndërurban dhe publik në fuqi është masa për kufizimin e kapacitetit të transportit për 50 për qind, gjegjësisht me dy metra distancë midis pasagjerëve.

Me masat e Qeverisë janë pezulluar biletat falas për pensionistët dhe studentët gjatë fundjave ndërsa këta udhëtarë dukshëm e rrisnin numrin e përgjithshëm.

Pandemia e anuloi edhe funksionimin e linjës sezonale ndërkombëtare Beograd – Shkup – Selanik – Beograd që duhej të startonte më 12 qershor.

Hekurudhat e RMV Transport në koordinim me “Sërbia voz” dhe “TRAINOSE” grek kanë vlerësuar se nuk ekzistojnë kushte për qarkullimin e papenguar të udhëtarëve. Me këtë tren ndërkombëtar që është në funksion nga qershori deri më 20 shtator vitin e kaluar në ditë kanë udhëtuar nga 30 pasagjerë.

“Meqë për momentin nuk ekzistojnë kushte për qarkullimin e papenguar të udhëtarëve të cilët do të udhëtonin me trenat 1335/1334 në relacionin Beograd – Shkup – Selanik – Beograd, anulohet fillimi i komunikacionit në këto trena deri në harmonizimin e qëndrimeve të administratave hekurudhore në rrugën transportuese dhe krijimin e kushteve për komunikacion të papenguar”, sqarojnë nga Hekurudhat e RMV Trannsport.

Për transportin hekurudhor transportues, sipas të dhënave të HRMV Transport, pas rritjes prej 29 për qind në dy muajt e parë të vitit, në mars kanë vërejtur ulje për 24,5 për qind.

Numri i marrëveshjeve të kontraktuara për transport është i njëjtë edhe në vitin 2019 dhe siç thonë, ekziston interes dhe janë dakorduar dy marrëveshje ndërkombëtare për transport.

“Në këtë kohë krize është vështirë të vlerësohet por shpresojmë se me përfundimin e krizës dhe zhvillimin e ekonomisë, transporti do të rritet dhe në të njëjtën kohë do ta rrisim nivelin që e kemi pasur në fillim të vitit”, deklaruan për MIA-n nga Hekurudhat Transport.

Transportin e mallrave të kësaj ndërmarrje e përdorin klientë të cilët kërkojnë transport masiv: xehe, produkte metalike, produkte të naftës, mazut dhe gaz, dru dhe produkte të drurit, pleh artificial, të gjitha llojet e thëngjillit, acide dhe kimikate të tjera, sheqer, kripë, produkte për konsum të gjerë…

Lidija Vellkovska

 

Back to top button
Close
Close