EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Me telefon në dorë derisa drejtoni makinën, patent shoferi automatikisht do të merret në Francë

 Autoritetet franceze kompetente për sigurinë e rrugëve publikuan se fillojnë të zbatojnë masa të reja, të cilat parashikojnë shumë sanksione të ashpra për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s. 

Paris, 22 maj 2020 (MIA) – Autoritetet franceze kompetente për sigurinë e rrugëve publikuan se fillojnë të zbatojnë masa të reja, të cilat parashikojnë shumë sanksione të ashpra për përdorimin e telefonit gjatë drejtimit të automjetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s.

Nga kjo e premte, nëse dikush bën shkelje në  trafik dhe në atë kohë e ka pasur celularin në dorë, patent shoferi automatikisht do të merret.

Krahas 72 orëve të mbajtjes, prefekti mund të shqiptojë suspendim deri në gjashtë muaj, dhe madje edhe një vit në rast të aksidentit, drejtim nën veprim të alkoolit apo gjatë përdorimit të narkotikëve. Drastike, por sanksionim të domosdoshëm për siguri në trafik sipas të cilës celularin derisa nget është përgjegjës për një të dhjetën e aksidenteve në trafik në Francë dhe e rrit rrezikun nga aksidenti për tre herë.

Masat e tjera, të miratuara në janar të vitit 2018, ndërsa gjithashtu hyjnë në fuqi sot. tg/ar/

Back to top button
Close
Close