BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Me siguri është përkeqësuar gjendja shëndetësore e Kim Xhong-un

SHBA-ja i ndjek  informatat e shërbimeve sekrete sipas të cilave lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong-un është në gjendje kritike pas operacionit në zemër, publikoi Si-En-En.

Uashington, 21 prill 2020 (MIA) – SHBA-ja i ndjek  informatat e shërbimeve sekrete sipas të cilave lideri i Koresë Veriore, Kim Xhong-un është në gjendje kritike pas operacionit në zemër, publikoi Si-En-En.

Zërat për gjendjen e tij shëndetësore  ishin përhapur prejse Kim nuk u paraqit në shënimin e ditëlindjes së gjyshit të tij më 15 prill. Ai për herë të fundit është parë më 11 prill në seancë qeveritare.

Një përfaqësues anonim amerikan për Si-En-En deklaroi se ekziston brengë për gjendjen shëndetësore të Kim, por që është rëndë të vlerësohet serioziteti i situatës.

Mediat koreanojugore publikuan se  liderit  koreanoverior më 12 prill  i është përfunduar operacioni në zemër. Sipas informatave jozyrtare  ai pas operacionit është dërguar në shtëpinë e uikendit në Hujangsan dhe është nën kontroll mjekësor.

Koreja Veriore rreptësisht i kontrollon informatat, veçanërisht për Kimin, i cili në vend e ka statusin e hyjnisë.  sa/

Таг
Back to top button
Close
Close