0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëriStorje

Më shumë se 72 orë sakrificë dhe humanitet në vepër

Ekipet për shpëtim të cilët u dërguan të ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit katastrofal prej 6.4 shkallë janë kthyer në vend. Më shumë se 72 orë kanë punuar në detyra komplekse që të ndihmojnë autoritetet lokale në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti dhe pastrimi i terrenit. Për humanitetin e dëshmuar, sakrificën dhe profesionalizimin ata janë dekoruar nga ana e Qeverisë tonë.

Shkup, 7 dhjetor 2019 (MIA) – Ekipet për shpëtim të cilët u dërguan të ndihmojnë në Shqipëri pas tërmetit katastrofal prej 6.4 shkallë janë kthyer në vend. Më shumë se 72 orë kanë punuar në detyra komplekse që të ndihmojnë autoritetet lokale në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti dhe pastrimi i terrenit. Për humanitetin e dëshmuar, sakrificën dhe profesionalizimin ata janë dekoruar nga ana e Qeverisë tonë.

Si vend fqinj, Maqedonia e Veriut ka dërguar ekip i koordinuar me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) të përbërë nga 35 pjesëtarë të forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, dy pjesëtarë të Ministrisë për Punë të Brendshme bashkë me qenin kërkues Klea dhe katër pjesëtarë të Kryqit të Kuq si mbështetje logjistike. Nga qyteti i Shkupit, si qytet i solidaritetit është dërguar ekip i përbërë nga zjarrfikës dhe dy ekspertë të pajisur me dronë dhe kamera termale.

Drejt Shqipërisë janë dërguar 12 automjete mes të cilëve edhe automjete ambulante dhe kamionë me ndihmë humanitare. Ekipi i DMSH-së ka qenë i pajisur me pajisje të specializuar për detektim dhe nxjerrjen e njerëzve të ngujuar, siç janë më shumë lloje të sharrave, sëpata, pajisje alpinizmi, litarë për shpëtim, pajisje mjekësore…

Ekipet kanë qenë të locuar në Durrës ku kanë punuar në rrethana të jashtëzakonshme me qëllim të ndihmojnë të pësuarit, por për fat të keq nuk kanë mundur të nxjerrin të mbijetuar nën rrënoja.  Ekipi i DMSH-së ka gjetur një person mashkull të vdekur në ndërtesën e rrëzuar, ndërsa ekipi i Qytetit të Shkupit nuk ka arritur të tërheq të gjallë dy binjakë të moshës prej dy vjetësh, një vajzë, grua dhe një person më të moshuar invalid nga rrënojat e një shtëpie.

“Menjëherë pas arritjes së tyre, ekipi e ka marrë detyrën e parë- kërkim të personave në ndërtesën e rrëzuar. Pas vlerësimit të bërë dhe locimit nën rrënoja është nxjerrë një trup i një mashkulli veçmë të vdekur. Trupi u është dhënë autoriteteve lokale”, ka thënë për MIA, drejtori i DMSH-së, Adnan Xhaferovski.

Ai është i kënaqur me profesionalizimin që në terren kanë treguar forcat republikane për mbrojtje dhe shpëtim dhe shpreson se edhe shteti është krenar në profesionalizimin dhe sakrificën që ka treguar ekipi.

Kërkimet dhe operacionet shpëtimtare pas të mbijetuarve nga tërmeti që goditi Shqipërinë zyrtarisht kanë përfunduar më 30 nëntor.

Falënderim për ndihmën dhe sakrificën ka dërguar personalisht edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Nuk mund të gjejë fjalë për të shprehur se sa domethënës ka qenë ajo mbështetje…Ka qenë brilante se si ka reaguar Vuçiqi dhe Zaevi…të mos i përmend vëllezërit tanë nga Kosova. Brilante”, ka thënë Rama i cili është falënderuar edhe për porositë dhe mbështetjen e Hungarisë dhe Rumanisë, duke shtuar se ekipi rumun për shpëtim në Shqipëri ka ardhur me vetiniciativë.

Në tërmetin në Shqipëri, sipas të dhënave të fundit kanë humbur jetën 51 persona, ndërsa më shumë se 900 persona janë lënduar. Numrat e fundit që disponon Qeveria shqiptare janë se 5.497 janë dëmtuar rëndë, ndërsa 3.135 qytetarë janë evakuuar. Janë dëmtuar edhe 12 Qendra shëndetësore dhe hapësira për raste të njëjta në Krujë, Durrës, Laç dhe Tiranë.

Mëngjesin e hershëm të 26 nëntorit në ora 3:55, Shqipërinë e goditi tërmet me intensitet prej 6.4 shkallë sipas shkallës së Rihterit. Prej atëherë janë regjistruar mbi 1.300 tërmete më të vogla.

Por tërmeti në Shqipëri është vetëm një nga shembujt se katastrofat natyrore i bashkojnë njerëzit. Atëherë nuk është me rëndësi kush je dhe çka je, me rëndësi është të shpëtohet jetë njeriu.

Biljana Anastasova- Kostiq

 

 

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close